Prokuroria e Tiranës ka firmosur 5 urdhër arreste për sulmet kribernetike ndaj sistemeve kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
“Arrest shtëpie” Prokuroria ka kërkuar për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP) pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Ata janë Rudina Llagami, Albi Gjeka, Altin Sallaku, Alketa Sulo, Igli Lubonja. Megjithatë gjykata vendosi që personat në fjalë t’i lerë në masën detyrim paraqitje.
“Kërkesa bëhet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.
Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al. Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.
Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t“, njofton Prokuroria.
Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:
A.I. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
Altin Sallaku – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
Rudina Llagami – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
Këta persona sipas Prokurorisë me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania. Më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online të “Homeland Justice” duke kërkuar bashkëpunimin e Anglisë, Kinës dhe Rusisë. Nga hetimet ka rezultuar se, hakerat që sulmuan institucionet shqiptare, kishin faqe me emërtimin “Homeland Justice”, në këto tre shtete nga ku janë publikuar të dhënat sensitive e Policisë së Shtetit dhe AKSHI-it. Sipas prokurorisë, këto faqe, por edhe aplikacioni Telegram, po vazhdojnë të publikojnë dokumente të Policisë së Shtetit, që përbëjnë sekret hetimor. Sulmet kibernetike kanë ardhur nga i njëjti burim dhe po hetohen në një çështje të vetme. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të vendit që i përkiste autorëve të këtij sulmi. Për këtë prokuroria ka urdhëruar dërgimin e gjithë të dhënave të sekuestruara nëpërmjet letërporosisë autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar me partnerët në Kinë, Rusi dhe Angli.
/Gazeta Express
aaaaa