Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane - Gazeta Express
string(80) "sulmet-izraelite-vrasin-shefin-e-inteligjences-se-forcave-te-armatosura-iraniane"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 22:30

Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 22:30

Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Mohammad Kazemi, është vrarë.

Agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me IRGC-në dhe televizioni shtetëror iranian thonë se Kazemi vdiq së bashku me zëvendësin e tij Hassan Mohaqeq dhe komandantin Mohsen Baqeri në sulmet izraelite të dielën.

Në një intervistë më parë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Mund t’ju them se kemi oficerin e tyre kryesor të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran”, ka rapotuar BBC, transmeton Gazeta Express.