Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent më vonë gjatë ditës së premte për të diskutuar sulmet e fundit izraelite ndaj objektivave bërthamore në Iran, kanë njoftuar diplomatët, sipas Reuters, transmeton Express.
Seanca është kërkuar nga vetë Teherani, që akuzon Izraelin për agresion duke e kërcënuar rëndë me hakmarrje.
Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, vijnë në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, prandaj diplomatët kanë theksuar se takimi do të jetë një mundësi për diskutime të hapura midis anëtarëve të Këshillit, të cilët kanë qëndrime të ndryshme mbi rolin dhe përgjigjen ndaj ngjarjeve në Iran dhe rajon.