Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar ndaj presidente Vjosa Osmani e cila sulmoi ashpër gazetarët dhe mediat.
Gashi ka thënë se citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet.
Ai ka thënë se veprime të tilla dëmtojnë sistemin e sigurisë.
“Përveçse shantazh ndaj medias, citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet. Ky veprim dëmton sistemin e sigurisë dhe krijon rrezik të madh reputacional për institucionet shtetërore në afat të gjatë, sidomos në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi. /Gazeta Express
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...