Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses dhe miratimi i Osmanit, Zyrtari i DASH e telefonon Kryetarin e Gjykatës- detaje në komunikatë - Gazeta Express
string(125) "sulmet-e-kurtit-ndaj-kushtetueses-dhe-miratimi-i-osmanit-zyrtari-i-dash-e-telefonon-kryetarin-e-gjykates-detaje-ne-komunikate"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 11:01

Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses dhe miratimi i Osmanit, Zyrtari i DASH e telefonon Kryetarin e Gjykatës- detaje në komunikatë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 11:01

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming. Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se biseda është fokusuar në punën e deritanishme të Kushtetueses dhe rolin e kësaj të fundit në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Tutje, shtohet edhe se Rexhepi e ka falënderuar Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Kushtetueses, shkruan Gazeta Express.

Njoftimi:

Kryetari Rexhepi bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, zhvilloi një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Mark Fleming.

Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, javëve të fundit, Gjykata e Kushtetuese ka qenë cak i sulmeve që i janë bërë nga partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

Këto sulme të VV-së ndaj Kushtetueses, i ka ‘miratuar’ edhe presidentja Vjosa Osmani. Kjo e fundit duke përdorur gjuhën e kësaj partie, ka thënë mes tjerash se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë “shenjtëri”. /GazetaExpress