Sulmet e Kurtit dhe VV'së ndaj Kushtetueses, Shefi i EULEX'it: Të papranueshme sulmet personale ndaj gjyqtarëve - Gazeta Express
string(107) "sulmet-e-kurtit-dhe-vvse-ndaj-kushtetueses-shefi-i-eulexit-te-papranueshme-sulmet-personale-ndaj-gjyqtareve"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 19:15

Sulmet e Kurtit dhe VV’së ndaj Kushtetueses, Shefi i EULEX’it: Të papranueshme sulmet personale ndaj gjyqtarëve

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 19:15

Shefi i EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë një reagim pasi Gjykata Kushtetuese, përkatësisht gjyqtarët e saj, janë bërë target i sulmeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Albin Kurtin e Glauk Konjufcën.

Në një postim në rrjetin “X”, shefi i EULEX, ua rikujton se “pavarësia gjyqësore është një nga gurët themelorë të sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë”

Ai shton se “ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale që synojnë drejtpërdrejt gjyqtarët dhe prokurorët që kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”.

Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot pas akuzave të rënda të Albin Kurtit e Glauk Konjufcës dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV’së. Deklarimet e të cilëve, Kushtetuesja i ka quajtur të pamatura.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e saj përkitazi me deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë.”

Ajo ka thënë se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është privilegj i gjyqtarëve të saj, por është themel i shtetit të së drejtës.