Ambasada e Kosovës në Katar ka dalë me një thirrje për shtetasit kosovarë që jetojnë e punojnë në Katar pas shëprthimeve që u dëgjuan në këtë vend.
Ministria e mbrojtjes e Katarit tha se kishte “ndalë me sukses një numër sulmesh që synonin territorin e vendit”, sipas mediave shtetërore.
Ambasada e Kosovës atje tha se për shkak të rritjes së tensioneve në rajon dhe rrezikut të shtuar për përshkallëzim të situatës, që mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara, ka dhënë disa udhëzime.
Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Shtetin e Katarit:
* Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave
* Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore
* Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake
Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Për raste urgjente, ju lutem kontakoni numrin urgjent të ambasadës tonë në Doha
+974 5055 9453
Katari ka bazën më të madhe amerikane në rajon.