Sulme ndaj bizneseve në vend, por Kurti tregohet mikpritës ndaj Odës Ekonomike të Gjenevës - Gazeta Express
string(89) "sulme-ndaj-bizneseve-ne-vend-por-kurti-tregohet-mikprites-ndaj-odes-ekonomike-te-gjeneves"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 17:46

Sulme ndaj bizneseve në vend, por Kurti tregohet mikpritës ndaj Odës Ekonomike të Gjenevës

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 17:46

Në kohën kur kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjendet në qendër të kritikave nga ana e bizneseve dhe Odës Ekonomike e Kosovës, për shkak të çështjes së energjisë i njëjti so ka pritur në takim një delegacion të Odës Ekonomike të Gjenevës, të drejtuar nga kryetari i saj, Vincent Subilia. Në njoftimin e ZKM-së shtohet se pjesë e këtij delegacioni kanë qenë edhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, si arkitektura, menaxhimi i aseteve, pasuritë e paluajtshme, industria ushqimore, energjia dhe shërbimet juridike, shkruan Gazeta Express.

Siç bëhet e ditur nga ZKM-ja, anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës janë njoftuar për ‘‘trendet ekonomike në Kosovë dhe performancën makroekonomike të vendit’’.

Ndërsa Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, kanë thënë se ekonomia ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 6%.

‘‘Gjatë takimit, anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës u njoftuan për trendet ekonomike në Kosovë dhe performancën makroekonomike të vendit. Nga kryeministri Kurti dhe ministri Murati u theksua se gjatë katër viteve të fundit ekonomia ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 6% të Bruto Produktit Vendor, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti rritja ka qenë 3.6%. Në këtë kontekst, pjesëmarrësit u informuan gjithashtu se Kosova ka marrë për herë të parë një vlerësim kreditor sovran nga agjencia Fitch Ratings me notën BB-, e cila është rikonfirmuar edhe në vitin 2024. Me tej, u njoftuan edhe me karakteristikat dhe përparësitë e vendit tonë për investime të huaja si kostoja e ulëta operative, mosha e re e popullatës, aftësia e fuqisë punëtore për të folur shumë gjuhë, sidomos anglisht dhe gjermanisht, dhe shkathtësitë në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit’’, thuhet në komunikatë mes tjerash.

Tutje, thuhet edhe se në takim është diskutuar edhe roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

‘‘Pjesë e diskutimit ishte po ashtu roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, ku diaspora u paraqit potencial për investime në sektorin e prodhimit, përmirësimin e eksporteve dhe forcimin e brendit kombëtar. Në fund të takimit, u diskutuan mundësi të mëtejshme për bashkëpunim konkret ekonomik dhe përfshirja e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike të Gjenevës në sektorë të caktuar në Kosovë’’, përfundohet në komunikatë.

Në anën tjetër, bizneset e vendit dhe OEK kanë bërë thirrje, madje së fundi, Kurtit, i janë drejtuar edhe me letër, në mënyrë që ky u fundit të ndihmojë bizneset përmes subvencioneve.

Tjetër kërkesë e bizneseve që ka hasur në ‘vesh të shurdhër’, ka qenë edhe kërkesa e tyre që të anulohet vendimi për treg të lirë të energjisë.

Për shkak të kësaj të fundit, OEK dhe bizneset para disa javësh kanë protestuar si shenjë pakënaqësie.

Rreth kësaj proteste dhe kërkesës së OEK, kishte reaguar edhe Kurti, edhe pse jo aq ‘mikpritës’ sa është shfaqur në takimin me Odën Ekonomike të Gjenevës.

Në reagimin e tij të bërë lidhur me protestën e OEK, Kurti, përmes një gjuhë të rëndë, kishte krahasuar barrikadat disa orëshe të protestës së bizneseve me ato të grupeve kriminale serbe të bëra në veri. /GazetaExpress