Sulm vetëvrasës në një tubim politik, të paktën 13 të vdekur në Pakistan - Gazeta Express
string(71) "sulm-vetevrases-ne-nje-tubim-politik-te-pakten-13-te-vdekur-ne-pakistan"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:33

Sulm vetëvrasës në një tubim politik, të paktën 13 të vdekur në Pakistan

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:33

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një tubim politik në jugperëndim të Pakistanit, i organizuar nga Partia Kombëtare e Balokistanit (BNP).

Avokati Sajid Tareen, ushtrues detyre i kryetarit të BNP-së, tha se, sipas informacioneve paraprake, janë vrarë 13 aktivistë të BNP-së.

“Kjo ka qenë një sulm vetëvrasës, pasi policia ka gjetur kokën e sulmuesit”, tha ai pra gazetarëve në Quetta, raportojnë mediat.

Gazeta e përditshme Dawn citoi Dr. Wasim Baig nga një spital lokal në Quetta, i cili konfirmoi se janë pranuar 13 trupa të pajetë.

Megjithatë, stacioni policor Sariab tha se deri më tani kanë të dhëna për 11 të vdekur dhe 35 të plagosur. Tubimi politik u bë shënjestër mbrëmjen e djeshme, pranë stadiumit Shahwani në zonën Sariab, pas përfundimit të ngjarjes. BNP është një parti nacionaliste e udhëhequr nga Akhtar Mengal, ish-kryeministër i provincës së Balokistanit.

Mengal dhe drejtues të tjerë, përfshirë udhëheqësin e partisë Pakhtunkhwa Milli Awami (PkMAP), Mehmood Khan Achakzai, Asghar Khan Achakzai nga Partia Kombëtare Awami (ANP), dhe ish-senatori Mir Kabeer Muhammad Shahi nga Partia Kombëtare, nuk janë lënduar.

Provinca e pasur me minerale, përfshirë qytetin Quetta, prej kohësh është një vatër dhune, ku forcat e sigurisë përballen me një kryengritje me intensitet të ulët. /Telegrafi