Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut, kanë njoftuar se një person i armatosur me një pushkë ka vrarë katër persona brenda një ndërtese në Manhattan – ku ndodhet selia e NFL-së dhe zyrat e disa firmave të mëdha financiare – dhe më pas ka qëlluar veten për vdekje.
Nga raportimi i Reuters, bëhet e ditur se një nga katër viktimat ishte një oficer 36-vjeçar i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, i cili kishte emigruar në SHBA nga Bangladeshi.
Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje mbi tre viktimat e tjera – dy burra dhe një grua. Ndërkohë, komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, ka bërë të ditur se autori i sulmit ishte identifikuar si Shane Tamura, 27 vjeç, banor i Las Vegasit, me një histori të sëmundjeve mendore.
Sulmi ka ndodhur gjatë mbrëmjes, në hollin e ndërtesës në Park Avenue në Midtoën Manhattan, dhe më pas autori ishte ngjitur me ashensor në katin e 33-të, në zyrat e një kompanie menaxhimi, ku kishte vazhduar të qëllonte, derisa ia kishte drejtuar armën vetes duke u qëlluar në gjoks.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...