Sulm në Houston të ShBA-së, shtatë të plagosur - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

24/02/2020 8:57

Me i fundit

Sulm në Houston të ShBA-së, shtatë të plagosur

Lajme

Gazeta Express

24/02/2020 8:57

Një person i armatosur i ka plagosur shtatë persona në një dyqan të gjësendeve të përdorura në Houston të Shteteve të Bashkuara të dielën.

Rajoni ku ndodhi sulmi është i njohur për komunitetin e madh të banorëve me prejardhje latine, ndërsa policia e arrestoi një person.

“Askush nuk është plagosur rëndë. Ne besojmë se në këtë pikë të gjitha lëndimet janë të vogla. Një burrë është arrestuar në vendin e ngjarjes”, tha komandanti rajonal i policisë, Ed Gonzalez.

Të shtënat me armë u dëgjuan kur në tregun e gjësendeve të përdorura kishte shumë njerëz, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Hetimet janë duke vazhduar dhe policia nuk ofroi të dhëna për motivin e mundshëm të sulmuesit, i cili qëlloi me armë rreth orës 19 të së dielës sipas kohës lokale.

Zyrtari policor tha se një dëshmitar e kishte parë një person të armatosur në një zonë ku armët janë të ndaluara të mbahen.

Ai shtoi: “Është mrekulli që askush tjetër nuk u lëndua, sidomos fëmijët.”