Sulm me dron rus në Kiev, përkeqësohet bilanci i viktimave - Gazeta Express
string(57) "sulm-me-dron-rus-ne-kiev-perkeqesohet-bilanci-i-viktimave"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 7:26

Sulm me dron rus në Kiev, përkeqësohet bilanci i viktimave

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 7:26

Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga sulmi i mbrëmshëm me dronë rusë në Kiev. Gjashtë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe një djalë 6-vjeçar, ndërsa 43 të tjerë u plagosën, 26 prej të cilëve u shtruan në spital. Sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Timur Tkachenko, në Telegram, katër prej tyre ndodhen në rrethin Svyatoshynskyi, dy në rrethin Solomyanskyi.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi sulmin, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy komentoi mbi sulmin në mediat sociale.

“Kievi. Sulm me raketa. Direkt mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në vendngjarje. Terroristë rusë.”

Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN dronët rusë u lëshuan, veçanërisht në distriktin Solomyanskyi, ku janë raportuar zjarre në ndërtesa banimi, depo dhe një shkollë.