Këngëtarja 22-vjeçare Maria De La Rosa u vra tragjikisht në një sulm me armë zjarri në Los Angeles, të cilin policia e ka përshkruar si një “pritë”.
Dy persona të tjerë u plagosën rëndë në sulmin që ndodhi të shtunën, më 22 nëntor, raporton People.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Los Angeles, ata morën një telefonatë emergjente nga lagjja Northridge rreth orës 1:25 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Dëshmitarët thanë se dy burra të panjohur iu afruan një makine të parkuar dhe hapën zjarr, duke qëlluar disa herë.
De La Rosa u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Dy viktimat e tjera mbeten në gjendje kritike.
Policia po kërkon intensivisht autorët, por deri më tani askush nuk është arrestuar. Motivi i sulmit vazhdon të jetë i panjohur, ndërsa hetuesit po mbledhin pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin në pyetje dëshmitarët për të gjetur prova që mund të ndriçojnë rrethanat e krimit.