Sulm i madh me dron në Moskë, autoritetet mbyllin hapësirën ajrore - Gazeta Express
string(65) "sulm-i-madh-me-dron-ne-moske-autoritetet-mbyllin-hapesiren-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 6:57

Sulm i madh me dron në Moskë, autoritetet mbyllin hapësirën ajrore

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 6:57

Sulmet me dronë në Moskë dhe në periferi të saj, detyruan autoritetet të anulojnë fluturimet dhe të mbyllin hapësirën ajrore.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin ka konfirmuar sulmet me dronë në kryeqytetin rus.

Sobyanin pretendon se mbrojtja kundërajrore ruse është aktivizuar, duke rrëzuar nëntë dronë mbi kryeqytetin rus.

Mediat lokale raportuan për shpërthime të fuqishme nëpër Moskë, ku nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Aeroporti Sheremetyevo është aeroporti i parë që ka vendosur përkohësisht kufizime, sa i përket zbritjes dhe ngritjes së fluturakeve.

Video të ndryshme amatore, shfaqin aeroplanët duke fluturuar ulët për të shmangur kontaktet me dronë. /Telegrafi