Sulm fizik ndaj punonjëses së kopshtit të fëmijëve në Tetovë: Arrestohet 38-vjeçari - Gazeta Express
string(82) "sulm-fizik-ndaj-punonjeses-se-kopshtit-te-femijeve-ne-tetove-arrestohet-38-vjecari"

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 15:03

Sulm fizik ndaj punonjëses së kopshtit të fëmijëve në Tetovë: Arrestohet 38-vjeçari

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 15:03

Më datë 06.03.2026, në orën 15:00 në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar personin me iniciale F.Z. (38 vjeç) nga Tetova.

​Sipas raportit, ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë hyrë me përdorim force në zyrën e Z.N. (45 vjeç) nga fshati Falisht i Tetovës, e cila është e punësuar në Kopshtin e Fëmijëve “Mladost”. Pas hyrjes me forcë, ai e ka sulmuar fizikisht punonjësen.

​Policia bën me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës ligjor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement