Sulm e vrasje në Veri, Brukseli e toleron Vuçiqin: Po e përgatisim takimin e 18 gushtit - Gazeta Express
string(85) "sulm-e-vrasje-ne-veri-brukseli-e-toleron-vuciqin-po-e-pergatisim-takimin-e-18-gushtit"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 15:13

Sulm e vrasje në Veri, Brukseli e toleron Vuçiqin: Po e përgatisim takimin e 18 gushtit

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 15:13

Një javë para takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku pritet të flasin tema tensionuese, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, s’e ka shmangur përdorimin e propagandës kundër Kosovës, duke shpifur se “Prishtina  është duke u përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve”.

Derisa Kurti fajësoi gjuhën e tillë të përdorur nga udhëheqësit serbë dhe lajmet e rreme në mediumet serbe se shkaktuan tensionet në veri, Bashkimi Europian s’ka dashur të komentojë mbi deklaratat e Vuçiqit.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se janë të përqendruar në organizimin e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb.

“Si rregull i përgjithshëm, ne s’komentojmë mbi deklaratat e të tjerëve siç kanë raportuar mediat, ne jemi të fokusuar për përgatitjet e takimit të lartë në mes Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti në Bruksel, më 18 gusht, për lëvizur përpara dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të mirën e njerëzve si në Serbi, si në Kosovë”.

Këtë të enjte, Vuçiq përveçse shpifi, kërcënoi edhe në bazë të kësaj shpifje.

“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar as një fakt.

Presidenti i Serbisë ka thënë se në mediat ndërkombëtare është raportuar që “Serbia është duke e sulmuar diku dikë”, raporton nova, transmeton Express. Ai sot tha se Serbia s’e ka sulmuar askënd e as nuk ka kërkuar ndihmë nga Federata Ruse.