Sulm brutal ndaj kryeinspektorit të Punës në Mitrovicë, viktima është trajtuar dje në QKUK - Gazeta Express
string(89) "sulm-brutal-ndaj-kryeinspektorit-te-punes-ne-mitrovice-viktima-eshte-trajtuar-dje-ne-qkuk"

Gazeta Express

30/04/2020 15:39

Sulm brutal ndaj kryeinspektorit të Punës në Mitrovicë, viktima është trajtuar dje në QKUK

Gazeta Express

30/04/2020 15:39

Kryeinspektori i Punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu, dje është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës nga dy persona të panjohur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës, derisa me rastin po merret Policia, raporton Express

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, përveç lëndimeve atij i janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Përveç lëndimeve po ashtu janë shkaktuar dëme materiale edhe në veturën që e kishte në shfrytëzim viktima. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Express.

Sulmin ndaj Fazliut e ka dënuar edhe kryeinspektori i Punës, Valon Leci.

Ai e ka dënuar këtë akt, derisa ka kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin rastin.

“Dje është sulmuar udhëheqësi i Divizionit për Rajonin e Mitrovicës. Policia janë duke i bërë hetimet. Ai është sulmuar gjatë orarit të punës. E dënoj këtë akt dhe kërkoj nga organet e rendit që ta zbardhin rastin dhe sulmuesit ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Leci për Express. /Gazeta Express