Sulltani i Bruneit i ndan Osmanit Urdhrin e Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titullin e nderit “Datin Laila Utama”
Lajme
Gazeta Express
07/05/2025 9:39
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit i është ndarë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.
Osmani ka thënë se ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideron si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.
“Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt! ”, ka shkruar Osmani.