Besnik Bislimi ndjek në përpikmëri rrugën e Haki Abazit për arrogancë ndaj mediave kosovare - Gazeta Express
string(109) "sulja-e-ministrave-te-kurtit-kunder-medias-ne-kosove-bislimi-thote-referojuni-tanjugut-kur-permendet-expressi"

Besnik Bislimi ndjek në përpikmëri rrugën e Haki Abazit për arrogancë ndaj mediave kosovare

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 14:43

Gazeta Express sot gjatë ditës ka publikuar një dokument në të cilin, në pika të veçanta, përshkruhen disa opsione rreth implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtij raportimi të Express-it i është referuar gjatë debatit për dialogun në Kuvend, kreu në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj. Referenca e Hoxhajt duket se i ka penguar, Besnik Bislimit, i cili po e ndjek në përpikmëri rrugën e paraardhësit të tij, Haki Abazit, sa i përket arrogancës me mediat kosovare.

“Dialogu i ri është. Kur ju po bisedoni, e ke në Gazetën Express, kompetencat e reja të Asociacionit të Komunave, projekti i vjetër, paketimi i ri”, ka thënë Hoxhaj.

Lexo Edhe:

Prapa shpinës së Hoxhajt ka pëshpëritur zëvendësi i Albin Kurtit, Besnik Bislimi, duke thënë “referoju Tanjugut”.

Hoxhajt për dokumentin e publikuar nga Gazeta Express, i ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ministrja e Drejtësisë, nga ulësja e saj, ka aluduar se Enver Hoxhaj fshihet prapa tekstit të Gazetës Express.

 “I qet vetë, e tani i referohet”, ka aluduar Albulena Haxhiu.

Kjo nuk është hera e parë qe Besnik Bislimi sulmon median e lirë. Zëvendësi i Kurtit kishte paralajmëruar padi ndaj gazetës Online “Insjaderi”, pasi këta të fundit kanë raportuar për punësimin e nipit të të tij në Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Bislimi e kishte quajtur mediumin kosovar si ‘pseudo portal’.

Këto nuk janë rastet e vetme kur ministra të Qeverisë Kurti i sulen mediave në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i kishte bërë thirrje Prokurorisë që të vihej në veprim pasi “Insajderi” kishte publikuar një hulumtim në të cilin raportonin se si ministri Arben Vitia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Pfizerin për vaksinat./GazetaExpress/