Paratë nuk ta japin sigurinë e triumfit, por sigurisht janë një mjet për ta bërë rrugën më të lehtë drejt fitores.
Konfimimi për këtë vjen nga Pep Guardiola. Spanjolli është me të vërtetë një nga trajnerët më fitues, por edhe ai që ka shpenzuar më shumë për të patur në dispozicion lojtarët më të mirë.
Në pankinat e disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, si Barcelona, Bayern Munich dhe prej kohësh te Manchester City, klubet kanë investuar në merkato 2.1 miliardë euro, në mënyrë që tekniku spanjoll të kishte në skuadër lojtarët e preferuar prej tij.
Rekordet e Guardiola nisën në vitin 2009 me transferimin e Ibrahimoviciy për 70 milionë euro dhe vijuan te Bayern me lojtarë si Arturo Vidal apo Mario Goetze, ndërsa vijojnë tani te City.
Por, transferimi më i shtrenjtë te skuadra e angleze, rezultoi edhe dështimi më i madh siç ishte ai i Jack Grealish për 117 milionë euro në vitin 2021.
Ata që e ndjekin Pep Guardiola në listën e trajnerëve më dorëlëshuar kanë një diferencë të madhe dhe sigurisht nuk janë fitues sa spanjolli.
Vendin e dytë e mban Diego Pablo Simeone, që ka shpenzuar në karrierën e tij, pjesën më të madh të kaluar te Atletico Madrid 1.3 miliard euro.
Blerja rekord e “Cholo” edhe ajo një fiasco e madhe ishte transferimi i Joao Felix nga Benfica për 127 milionë euro.
Në të njëjtin nivel, podiumi plotësohet me Massimiliano Allegri dhe Thomas Tuchel.
Që nga viti 2028 kur debutoi me Cagliarin në Serie A, më pas me Milanin, duke vijuar te Juventus dhe sërish tani te Milan, klubet kanë shpenzuar për teknikun italin 1.2 miliard euro.
Për të blerja rekord ishte në kohën e Juventus, që transferoi Cristiano Ronaldo në një operacion që I kushtoi “Zonjës” 117 milionë euro.
Por deri tani këto shpenzime i kanë shërbyer Alegrit vetëm për trofe në Itali, ndërsa nuk e ka fituiar asnjëherë Champions, përcjell abcnews.
Thomas Tuchel e ndan vendin e tretë me Allegrin me 1 miliard e 190 milion euro, por ndryshe nga kolegu i tij italian, ai e ka fituar Champions.
Transferimi rekord i trajnerit gjerman ishte ai i Kylian Mbappe për 180 milionë euro në kohën që drejtonte Paris SG.