Sukses i madh në trajtimin e pacientëve me COVID: Në departamentin infektiv të “ACIBADEM SISTINA” deri më tani janë trajtuar 2.265 pacientë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/01/2021 12:20

Me i fundit

dpt

Sukses i madh në trajtimin e pacientëve me COVID: Në departamentin infektiv të “ACIBADEM SISTINA” deri më tani janë trajtuar 2.265 pacientë

Lajme

Gazeta Express

15/01/2021 12:20


Spitali klinik “Acibadem Sistina” në Maqedoni i cili është një nga spitalet më të renomuara dhe më bashkëkohore në rajon në periudhën e kaluar gjatë pandemisë nga koronavirusi dha maksimumin e tij në luftën kundër sëmundjes.

Përderisa numri i të prekurve vazhdimisht rritej dhe nevoja për hospitalizimë u zmadhua në “Acibadem Sistina” janë pranuar të gjithë pacientët nga Maqedonia dhe nga rajoni duke dhënë në maksimum kontributin e tij. Në periudhën e ardhshëm klinika mbetet e hapur për të gjithë personat që kanë nevojë për trajtim dhe po përgatit pako promovuese për pacientë që kanë qenë të infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për ekzaminime post-covid në pako speciale që përfshijnë ekzaminime pulmologjike, kardiologjike dhe internistike.

Me këtë qasje të infektuarve paraprakisht me koronavirus u mundësohet trajtim i plotë të cilët sipas përvojave të tyre disa muaj pas shërimit nga covid ndiejnë pasojat dhe kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Në këto pako do të përshihen të gjithë pacientët që janë shëruar edhe në spitale të tjera, ndërsa vlejnë edhe për qytetarët e Kosovës.

Përvoja e deritanishme tregoi se spitali “Acibadem Sistina” me qasjen serioze dhe pajisjen moderne arriti të shënojë sukses të madh në trajtimin e pacientëve me covid.
Gjatë pesë muajve të fundit në departamentin spitalor infektiv intensiv janë hospitalizuar 337 pacientë, janë realizuar 1.489 ekzaminime ambulatore, ndërsa 439 pacientë ishin trajtuar në spital ditor gjatë ekzaminimit të tyre të parë. Nga të gjithë pacientët, një e treta janë prej Kosovës. Me sfidën me të cilën u përballua tërë sistemi shëndetësor, “Acibadem Sistina” si një prej spitaleve më të renomuara në rajon nuk ka bërë përzgjedhjen e pacientëve nga cili vend po vijnë, dmth. në spital u pranuan të gjithë pacientët, pa dallim nëse duhej të merren nga shtëpia ose nga ndonjë spital tjetër. Spitali ynë nuk ka kthyer mbrapa asnjë pacient bile as pacientët që ishin në gjendje kritike.

Duke pasur parasysh faktin se 70 % e pacientëve të hospitalizuar ishim me rrezik të lartë, në një fazë të avancuar të sëmundjes, me saturim të ulët të oksigjenit nën 80% dhe me sëmundje shoqëruese, rezultatet e trajtimit të tyre dëshmojnë për një qasje të suksesshme në trajtimin e pacientëve me covid, me një shkallë të vdekshmërisë nga 15% dhe me një numër mesatar të ditëve të hospitalizimit nga 10 ditë. Të gjithë 337 pacientët e shtrirë ishin vendosur në mbështetje të oksigjenit, me moshë mesatare prej 60 vjeç, ndërsa mosha mesatare e pacientëve të vdekur është 65 vjeç. Duhet të theksohet se nga numri i përgjithshëm i pacientëve të vdekur (53), 28 pacientë u shëruan nga sëmundja e covid-it, ndërsa kanë ndërruar jetë për shkak të dobësisë respiratore ose komplikimeve kardiovaskulare.

“Atë që ne duam të theksojmë është shkalla e vdekshmërisë nga 25% tek pacientët që u trajtuan me ventilim mekanik të asistuar invasiv dhe joinvasiv (respirator). Deri tani në këtë departament ishin vendosur 92 pacientë prej të cilëve 70 kanë përfunduar trajtimin me sukses.

Nga tetë pacientët që ishin kyçur në makinën ECMO shpëtuam jetën e 5 pacientëve të cilët kishin shanse minimale për të mbijetuar”, thotë Dr. Zharko Hristovski, drejtor mjekësor në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

Astrit Selimaj nga Kosova ishte pacienti i pari që u shërua me metodën ECMO
Pacienti i parë i cili fitoi shansin për jetë me përdorimin e metodës ECMO është një pacient në moshën 45 vjeçare nga Kosova. Astrit Selimaj në spitalin u pranua në gjendje të rëndë dhe pasi që u transferua në aparatin ECMO u trajtua me sukses. Astriti është pacienti i parë në Maqedoni i cili u shërua nga Covid-19 me zbatimin e kësaj metode.

Në departamentin infektiv të “Acibadem Sistina” janë transferuar 286 pacientë nga qendrat për covid nga vendi dhe Kosova

Gjatë këtyre 5 muajve të kaluara me tre automjete ambulatore dhe një ekip mobil, “Acibadem Sistina” pranoi 286 pacientë të cilët u transferuan nga qendrat e tjera për covid nga vendi dhe Kosova dhe 34 pacientë që u pranuan drejtpërdrejt në departamentin infektiv me transportin tonë. Për t’u përgjigjur këtij numri të transferimeve, spitali bashkëpunonte edhe me servisin transportues ambulator të “Neuroimedika”.

I vetmi në rajon

Departamenti infektiv intensiv i spitalit “Acibadem Sistina” është i vetmi departament privat infektiv në vendin tonë me kapacitet më të madh në të cilin zbatohen protokollet më bashkëkohore të Organizatës botërore shëndetësore, Grupacionit shëndetësore “Acibadem” dhe grupacionit të dytë më të madh në botë (IHH) për trajtimin e pacientëve me Covid. Spitali është pionier edhe në furnizimin e terapisë më bashkëkohore për pacientët siç janë ilaçet Tocilizumab, Remdesivir, Favipiravir dhe Ivermectin, imunoglobulina dhe terapia antibiotike (në përputhje me gjetjet mikrobiologjike), terapi me vitamina, terapi hepatoprotektive.

Departamenti disponon me kapacitet nga 51 shtretër me sistem për mbështetje të oksigjenit prej të cilëve 2 janë vende për ECMO, 38 vende me respirator, 1 vend për hemodializë dhe 2 vende për ultradiafiltrim. Spitali ditor disponon me 4 shtretër.

Ekip multidisiplinar specialistësh në trajtimin e pacientëve me covid

Në trajtimin e pacientëve me covid në “Acibadem Sistina” është përfshirë një ekip nga 26 specialistë të fushave të ndryshme dhe 72 persona të stafit tjetër mjekësor. Ekipi multudisiplinar mjekësh përbehet nga 3 infektologë, 7 anesteziologë intensive, pulmologë, kardiologë, nefrologë, transfuziologë, nutricionist dhe specialistë të tjerë të cilët përfshihen në trajtimin në varësi të gjendjes së pacientit.

“Qasja e këtillë është arsyeja kryesore për trajtimin e suksesshëm të pacientëve sepse tanimë është qartë se Covid-19 nuk është vetëm sëmundje respiratore. Pjesa më e rëndësishme e trajtimit është edhe vendimi i drejtë për vendosjen në kohë në mbështetje respiratore invasive dhe joinvasive dhe mirëmbajtja e gjendjes së pacientit, ndërsa ne disponojmë me një ekip anesteziologësh intensive me përvojë të cilët janë trajnuar për monitorimin e këtyre pacientëve me rreziqe vitale”, thotë Dr. Hristovski.

Në laboratorin e spitalit “Acibadem Sistina” janë kryer 55.660 testime për Covid

Duke filluar nga muaji prill 2020 laboratori i “Acibadem Sistina” ka kryer gjithsej 55.660 testime për Covid. Nga numri i përgjithshëm i testeve janë kryer 40.812 PCR teste molekulare që treguan praninë e koronavrisit tek 7841 pacientë, domethënë tek 24%. Numri i mbetur i testeve të kryera ose 14.182 kanë të bëjnë me testet e shpejta të antigjenit dhe testet serologjike për detektimin e antitrupave IgG dhe IgM. Me qëllim për t’u përgjigjur nevojave të rritura për testim laboratorët i kanë rritur kapacitetet e tyre në të cilët punojnë biologë molekularë, biologë, mikrobiologë, biokimikë dhe më shumë se 30 teknikë laboratori.

Departamenti infektiv punon me kapacitet të plotë dhe është i gatshëm për t’u përgjigjur kërkesave të pacientëve me covid. Deri më tani asnjë pacient nuk është kthyer pavarësisht nga serioziteti i sëmundjes.