Sukses i jashtëzakonshëm, Astera Tuhina në Top 5 të Evropianit - Gazeta Express
string(61) "sukses-i-jashtezakonshem-astera-tuhina-ne-top-5-te-evropianit"

Sukses i jashtëzakonshëm, Astera Tuhina në Top 5 të Evropianit

Sport

Gazeta Express

03/07/2022 21:29

Ka përfunduar Kampionati Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, ku një sukses të jashtëzakonshëm ka arritur basketbollistja e talentuar kosovare, Astera Tuhina, që ka hyrë në Top 5 të Evropianit.

Kosova arriti një fitore e tri humbje, ndërsa Qipro siguroi titullin me katër fitore.

Lexo Edhe:

Në Top 5 kanë hyrë edhe Stine Austgulen e Norvegjisë, Eleni Pilakouta dhe Veatriki Akathiotou të Qipros dhe Stephanie De Martino e Maltës. Eleni Pilakouta është zgjedhur MVP.

Astera kishte mesatare prej 11 pikëve për ndeshje, shtatë kërcimeve dhe 5.3 asistimeve.

Tuhina është 17-vjeçare dhe një nga shpresat e basketbollit të Kosovës. /Gazeta Express/