Suhareka është bërë sonte me trajner të ri.
Mirel Josa do ta zë vendin e Qëndrim Kidës, i cili u nda me këtë ekip para pak ditësh.
Trajneri shqiptar me përvojë të madhe i ndau rrugët dje me Vëllaznimin dhe prej sot do t’i prijë debutuesit të Superligës, shkruan “Gazeta Express”.
“Mirësevjen, Profe! FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Joca, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Joca pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, njofton Suhareka përmes faqes së vetë zyrtare.
Suhareka e regjistroi sot një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit ’74 për t’i ikur pjesës së rrezikshme të tabelës /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...