Suedia në mbështetje të plotë të Maqedonisë së Veriut - Gazeta Express
string(53) "suedia-ne-mbeshtetje-te-plote-te-maqedonise-se-veriut"

Suedia në mbështetje të plotë të Maqedonisë së Veriut

Gazeta Express

02/12/2019 18:49

Suedia e mbështetë Maqedoninë e Veriut në procesin e aderimit në BE dhe në zbatimin e agjendës së reformave, thotë ambasadorja suedeze në vend, Kristin Forshgren Bengston. Mbështetja para së gjithash është në projekte për përforcimin e institucioneve demokratike, sundimin e së drejtës dhe lirinë e mediumeve, por, theksoi se ky proces kërkon angazhim dhe bashkëpunim edhe nga shteti.

Nëse Evropa nuk është këtu prezent, zbrazëtirën do e plotësojnë forca tjera. Mundësia për t’u bërë anëtare është shumë e rëndësishme. Procesi duhet të jetë i qartë me kushte të pastra që duhet të përmbushen për anëtarësim, por, gjithashtu, kushtet duhet të vazhdojnë dhe të monitorohen pasi vendi të pranohet si anëtare. Kjo është mënyra mbi të cilën ne ndërtojmë Bashkim Evropian më të fortë – deklaroi Kristin Forshgren Bengston, ambasadore e Suedisë.

Lexo Edhe: