Në Paris ai e dërgoi gjithë botën në ekstazë. Armand Dyplantis theu rekordin botëror në kërcim me shkop duke arritur lartësinë 6.25 metra, e duke fituar titullin e dytë botëror.
Më pas, ia shtoi edhe një centimetër këtij rekordi në stadiume, pra në ambiente të hapura duke u ngjitur në 6.26 metra në një turne në Poloni, ndonëse historia e këtij nuk përfundoi këtu.
Tashmë, Dyplantis arriti një lartësi të re. Në Mitingun e turit botëror në salla të mbyllura, mbajtur në Klermon Ferran të Francës, ai kërceu me shkop 6 metra e 27 centimetra.
Këtë e bëri që në provën e parë për këtë lartësi.
Për të imagjinuar epërsinë e 25-vjeçarit mjafton të themi se vendi I dytë, greku Karalis pati rezultatin 6 metra e 2 centimetra.
9 e nisi me 5.65, vazhdoi me 5.91 e 6.02, përcjell abcnews.
Fitoi garën me 6.07 metra dhe menjëherë e ngriti stekën 20 centimetra duke kërkuar rekordin botëror.
Ky është rekordi I 11-të I tij në karrierë dhe vetëm Sergej Bubka ka arritur më shumë, plot 35.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...