Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Arsimit, ka deklaruar se 144,337 aplikime janë bërë për subvencionimin e librave, brenda gjashtë ditëve prej se është hapur aplikimi.
Ajo ka thënë edhe se deri tash janë verifikuar 73,064 aplikime, dhe se deri më tani s’kanë pranuar asnjë ankesë nga prindërit.
‘‘Ky proces po realizohet me sukses në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar’’, është thënë mes tjerash nga ajo.
Postimi:
Të dashur prindër,
Brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime.
Deri më tani, janë verifikuar 73,064 aplikime, duke treguar angazhim dhe efikasitet të lartë në menaxhimin e procesit. Procesi po zhvillohet pa pengesa, dhe deri tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit, çka dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit.
Ky proces po realizohet me sukses në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar.
Ftoj të gjithë prindërit dhe kujdestarët që nuk kanë aplikuar ende për fëmijët e tyre, të përfitojnë nga kjo mundësi përmes platformës e-Kosova.