Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t'i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë - Gazeta Express
string(103) "subjektet-politike-kane-afat-deri-neser-ne-2359-per-ti-dorezuar-ne-kqz-listat-me-kandidate-per-deputete"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2025 23:31

Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë

Lajme

Gazeta Express

06/12/2025 23:31

Nesër (7 dhjetor) në orën 23:59 do të përfundojë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Deri tani kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike.

Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.

Theksojmë se më 17 dhjetor nis edhe fushata elektorale, për zgjedhjet nacionale në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement