Suarezi arrin marrëveshje me Atleticon, por Barcelona s’e lejon të shkojë te rivali - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

22/09/2020 12:54

Suarezi arrin marrëveshje me Atleticon, por Barcelona s’e lejon të shkojë te rivali

Futboll

Gazeta Express

22/09/2020 12:54

Luis Suarez ka arritur marrëveshje verbale me Atletico Madridin, por disa anëtarë të bordit të Barcelonës po ngurrojnë ta lejojnë sulmuesin uruguaian t’i bashkohet klubit rival në La Liga.

Trajneri i ri i Barcelonës Ronaldo Koeman e vlerëson Suarezin tepricë në skuadrën e vet, prandaj i ka kërkuar të largohet nga klubi, transmeton Gazeta Express.

Suarez ka qenë i lirë të flasë me një numër klubesh që e duan atë këtë verë.

U duk sikur ai do t’i bashkohej Juventusit në Serie A, por marrëveshja dështoi për shkak të vështirësive me të cilat u përball uruguaiani për ta marrë pasaportën italiane.

Sulmuesi i Atletico Madridit Alvaro Morata ka udhëtuar drejt Torinos për t’iu bashkuar Juventusit, që i hap rrugë ardhjes së një sulmuesi të ri në Atletico.

Trajneri i Atleticos Diego Simeone e do Suarezin, por ai së pari duhet ta shkëpusë marrëveshjen me Barcelonën.

Bordi i Barcelonës dëshiron ta ndërpresë bashkëpunimin me të, por është kundër kalimit të tij te klubi rival, sipas Goal.

/Gazeta Express/