Suarezi akuzohet se kopjoi në provimin për nënshtetësi italiane - Gazeta Express
string(63) "suarezi-akuzohet-se-kopjoi-ne-provimin-per-nenshtetesi-italiane"

Suarezi akuzohet se kopjoi në provimin për nënshtetësi italiane

Gazeta Express

22/09/2020 11:39

Agjencia italiane për sundim të ligjit, Guardia di Finanza, e na nisur një hetim ndaj Luis Suarezit, i cili akuzohet se kopjoi në provimin për ta marrë nënshtetësinë italiane, i cili i nevojitej për t’iu bashkuar Juventusit nga Barcelona.

Autoritetet italiane kanë zbuluar se Suarezi i kishte ditur të gjitha pyetjet që do t’i binin në test dhe e kishte kryer provimin për 30 minuta, edhe pse kohëzgjatja e tij është 2 orë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi uruguaian ishte buzë kalimit në Juventus dhe u fut në provimin e gjuhës italiane në Perugjia për ta nisur procesin e marrjes së pasaportës italiane.

Gazetar italiane LA Repubblica zbulon se janë gjetur parregullsi nga Guardia di Finanza dhe se Zyra e Prokurorit të Perugjias në provimin të cilit iu nënshtrua javën e kaluar 33-vjeçari.

E përditshmja italiane zbulon se sulmuesi i Barcelonës dhe i Uruguait i kishte siguruar paraprakisht përgjigjet në pyetjet që do t’i binin në provim.  

Juventusi e kishte mbushur numrin e lejuar të lojtarëve joevropianë në skuadër, prandaj Suarezi nuk kishte të drejtë t’i bashkohej atij pa pasur pasaportë italiane.

Kampioni italian kishte arritur marrëveshje personale me Suarezin, por ajo dështoi për shkak të vonesave me të cilat përballej ai në marrjen e pasaportës. /Gazeta Express./