Suarez po punon palodhshëm për t’u rikthyer - Gazeta Express
string(42) "suarez-po-punon-palodhshem-per-tu-rikthyer"

Gazeta Express

25/03/2020 19:24

Suarez po punon palodhshëm për t’u rikthyer

Gazeta Express

25/03/2020 19:24

Luis Suarez është duke punuar palodhshëm në palestër në shtëpinë e vet, ndonëse në karantinë, për ta kthyer formën fizike në përpjekje për t’u rikthyer për ta ndihmuar Barcelonën.

Sulmuesi uruguaian pritej të mungonte deri në përfundim të këtij sezoni pas operimit në gju, por pezullimi i La Ligës si pasojë e koronavirusit i ka ndryshuar gjërat për të, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ka shërbyer si frymëzim për Suarezin, i cili shpreson të rikthehet për të luajtur për Barcelonën këtë sezon.

“Duke i vazhduar ushtrimet nga shtëpia”, shkroi Suarez në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk dihet se kur mund të rikthehet La Liga, Suarez ka punuar fort për rikthimin e tij dhe për t’i dhënë trajnerit Quique Setien një opsion shtesë për vijën e sulmit. /Gazeta Express/