Suarez, Messit: “Mos lejo që dy, tre ose katër persona të njollosin madhështinë që e ke në klub” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

26/09/2020 9:54

Suarez, Messit: “Mos lejo që dy, tre ose katër persona të njollosin madhështinë që e ke në klub”

Futboll

Gazeta Express

26/09/2020 9:54

Kritika dhe vetëm kritika për kryesinë e Barcelonës.

Në lamtumirën që Lionel Messi i dha shokut të ngushtë, Luis Suarez – thumboi kryesinë e klubit, por edhe trajnerin, Ronald Koeman, duke shkruar: “Nuk e ke merituar të të largojnë siç të kanë larguar, por më nuk po habitem nga ajo çfarë po bëjnë”.

Mesazh drejtuar direkt presidentit, Josep Bartomeu, me të cilin i ka prishur marrëdhëniet, por edhe trajnerit Koeman që befasisht, me të arritur në Barça, përmes telefonit ia kishte bërë me dije Suarezit se nuk llogarit në të.

Messi është dhe gjithmonë do të jetë numri një, njeriu që ndryshoi historinë e Barcelonës, më i miri i të gjitha kohëve dhe për këtë – Luis Suarez i ka kthyer përgjigje duke i kërkuar të vazhdojë të jetë ai që ka qenë gjithmonë.

Faleminderit mik për fjalët e tua, por faleminderit edhe që ishe ashtu siç je, për atë që ishe nga dita e parë me mua dhe familjen time. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Messit njerëzor – me humor dhe sentimental – sepse të gjithë e njohin si lojtar. Mos harro atë që të thashë: ‘Vazhdoni të shijoni veten dhe të demonstroni se jeni numri një’, dhe mos lejo që dy, tre ose katër persona të njollosin madhështinë që e ke në klub dhe për botën e futbollit. Unë të dua shumë, miku im, dhe do të na mungoni ju pesë [Messi , gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre]”, ka komentuar Suarez në postimin Leos.

Suarez ka nisur tashmë aventurën te Atletico.

Ai mbrëmë zhvilloi stërvitjen e parë nën urdhëratë e Diego Simeones.

Suarez do ta bartë fanellën me numrin 9 dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Atletico Madridin. /Gazeta Express/