Suarez: Do t’i ndihmonim Lautaros shumë në Barcelonë - Gazeta Express
string(50) "suarez-do-ti-ndihmonim-lautaros-shume-ne-barcelone"

Suarez: Do t’i ndihmonim Lautaros shumë në Barcelonë

Gazeta Express

15/07/2020 9:58

Sulmuesi i Barcelonës, Luiz Surez, ka thënë se skuadra e katalonaste do ta mirëpriste Lautaro Martinezin e Interit me krahë të hapur në Camp Nou, përderisa e ka quajtur yllin e zikaltërve një “lojtar me të vërtetë të mrekullueshëm”.

Lautaro Martinez vazhdon të jetë i spekuluar për një transferim në Barcelonë, që tani raportohet se po përgatit ofertë prej 70 milionë eurosh plus mbrojtësin anësor Junior Firpon për Interin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai do ta zëvendësonte Suarezin si qendërsulmuesin kryesor të katalonas, megjithatë uruguaiani veteran e ka bërë të qartë se për të nuk do të ishte aspak problem transferimi i 22-vjeçarit tani që po i afrohet fundit të karrierës.

“Ai është me të vërtetë një lojtar i mrekullueshëm. Ai ka qenë duke luajtur në një nivel shumë të lartë për Interin”, ka thënë Suarez, në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle Sport.

“Nuk është e lehtë të transferohesh në Itali nga Argjentina dhe ta dëshmosh veten ashtu siç ka bërë ai në një ligë shumë të vështirë, siç është liga italiane”.

“Ai është i ri dhe do të tentojnë t’i ndihmojnë atij nëse vjen në Barcelonë, për t’u përshtatur dhe për ta bërë atë të ndihet sa më rehat”. /Gazeta Express/