Sturridge e do kthimin në Premierligë: Kam punë të papërfunduara atje - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

11/08/2020 11:29

Sturridge e do kthimin në Premierligë: Kam punë të papërfunduara atje

Sport

Gazeta Express

11/08/2020 11:29

Ish-ylli i Liverpoolit dhe Chelseat, Daniel Sturridge, thotë se ai e do kthimin në Premierligë pasi që i kanë mbetur punë të papërfunduara atje.

Daniel Sturridge ka qenë pa klub që kur u largua nga gjiganti turk, Trabzonsport, në mars të këtij viti, kur futbolli evropian u ndërpre shkaku i përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, largimi i 31-vjeçarit s’kishte të bënte me pandeminë, pasi klubi e liroi sepse Sturridge i shkeli rregullat e Federatës së Futbollit për vënien e basteve, veprim për të cilin u dënua me katër muaj suspendim.

Që nga atëherë, Sturridge ka qenë duke tentuar ta mbajë formën e mirë duke u stërvitur në Los Angeles, përderisa vazhdon ta ëndërrojë kthimin në nivelin elitar të futbollit për sezonin 2020/21.

Në maj u raportua se ai mund t’i bashkohet DC Unitedit ose Interi Miamit në ligën amerikani, megjithatë ato marrëveshje s’u arritën dhe tani sulmues me përvojë ka zbuluar se e do kthimin në Premierligë.

“Ne kemi opsione kudo në botë, por unë jam një lojtar anglez dhe gjithmonë më ka pëlqyer shumë të luaj në Premierligë”, ka thënë Sturridge.

“Unë besoj se kam shumë për të dhënë nga vetja në Premierligë dhe do të them se ky është opsioni im i parë. Unë ndiej se kam lënë punë të papërfunduara, kështu që do të më pëlqente të kthehesha dhe të luaja atje”.

“Unë jam i gatshëm të luajë edhe në liga të tjera, nuk jam duke e shqyrtuar vetëm Premierligën. Por, kthimi në Angli do të ishte një mundësi e madhe për mua. Jam shumë i emocionuar dhe jam më i uritur sesa kurrë më parë”. /Gazeta Express/