Stuhia që ia fitoi luftën Kroacisë dhe i bëri gjeneralë Agim Çekun e Rrahim Ademin - Gazeta Express
string(82) "stuhia-qe-ia-fitoi-luften-kroacise-dhe-i-beri-gjenerale-agim-cekun-e-rrahim-ademin"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2022 13:06

Stuhia që ia fitoi luftën Kroacisë dhe i bëri gjeneralë Agim Çekun e Rrahim Ademin

Lajme

Gazeta Express

05/08/2022 13:06

Sot shënohet 27 vjetori i operacionit ushtarak “Stuhia” i Forcave të Armatosura të Kroacisë kundër ushtrisë serbe në rajonin e vetëshpallur të Republikës serbe të Krajinës në Kroaci. Para 27 vjetëve ushtria kroate arriti të çlirojë krahinën e pushtuar nga serbët duke i dhënë fund luftës. Në këtë operacion dhanë kontribut edhe ushtarakët nga Kosova, Agim Çeku e Rrahim Ademi.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Rrahim Ademi gjatë luftës së Kroacisë shërbeu edhe në operacionin “Stuhia” në vitin 1995. Për arritjet e tij në këtë operacion ushtarak ai u gradua në gradën gjeneral brigade.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, poashtu mori pjesë aktive në luftën e Kroacisë e poashtu edhe në operacionin e suksesshëm të ushtrisë kroate “Stuhia”.

Ai ndihmoi në planifikimin e operacionit “Stuhia” duke freskuar doktrinën dhe taktikat e ushtrisë kroate. Çeku ishte dekoruar nga presidenti kroat Franjo Tugjman duke e arritur gradën gjeneral brigade.

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, sot ka marrë pjesë në shënimin e përvjetmë të operacionit “Stuhia” në Knin të Kroacisë në shoqëri të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.

Operacioni “Stuhia” ishte operacioni më i madh ushtarak pas luftës së dytë botërore që u shtri në një front prej 630 kilometrash.

Një pjesë e serbëve të detyruar të largohen nga territoret e çliruara u vendosën në Serbi dhe një pjesë tjetër në Bosnjë-Hercegovinë.

Kroatët datën e 5 gushtit e kremtojnë si ditën e fitores së luftës çlirimtare.

Në luftën e Kracisë përballë Serbisë, mijëra shqiptarë veshën uniformën e ushtrisë kroate. Sipas të dhënave të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, rreth 3 mijë vullnetarë shqiptarë luftuan përkrah forcave kroate, nga të cilët 86 ranë dëshmorë, 500 të plagosur, ndërsa mbi 40 akoma rezultojnë të zhdukur.

Kjo shoqatë çdo vit me nderime të larta duke përfshirë edhe autoritetet shtetërore kroate përkujtojnë luftën e viteve 1991-1995 për çlirimin e vendit.

Më 21 nëntor të vitit 1995 vetëm 3 muaj pas shpërbërjes së Krahinës dhe masakrës së Srebrenicës u nënshkrua marrëveshja e Dejtonit (Dayton Peace Agreement) mes Alija Izetbegoviç, Slobodan Milosheviç dhe Franjo Tuxhman në Amerikë.