Stuhia e dëborës shkaktoi aksident me 130 makina në Japoni - Gazeta Express
string(58) "stuhia-e-debores-shkaktoi-aksident-me-130-makina-ne-japoni"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 18:58

Stuhia e dëborës shkaktoi aksident me 130 makina në Japoni

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 18:58

Japonia është goditur nga stuhitë e mëdha të borës në javët e fundit.

Një stuhi e madhe dëbore është bërë shkas për aksidentin e rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Lexo Edhe:

Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 njerëz.

Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h.

Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, në rajonin e Tohokut pritet të bjerë gati gjysmë metri borë.