Stuhia e borës lë Slloveninë në errësirë për tri ditë - Gazeta Express
string(53) "stuhia-e-bores-le-sllovenine-ne-erresire-per-tri-dite"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 12:10

Stuhia e borës lë Slloveninë në errësirë për tri ditë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 12:10

Pas stuhisë së borës të së premtes, kur më shumë se 70 mijë familje në verilindje të Sllovenisë mbetën pa energji elektrike, situata është kthyer disi në normalitet.

Më pak se njëqind familje janë ende pa energji elektrike në banesat e tyre në zonën e Mariborit. Krahas energjisë elektrike, në disa pjesë të Mariborit u ndërpre plotësisht furnizimi me ujë.

Gjatë fundjavës, ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit ishin në terren, duke ndërruar gjeneratorët elektrikë dhe duke riparuar dëmet në rrjetin elektrik.

Në ditët në vijim mund të ketë ndërprerje të paralajmëruara afatshkurtra herë pas here, për të cilat banorët do të njoftohen në kohë.

Bora bllokoi rrugët dhe trafikun e mjeteve, autobusëve, atë hekurudhor dhe rrugor. Banorët madje mbetën jo vetëm pa energji elektrike dhe ujë, por edhe pa sinjal telefonik.

Ndërprerja e energjisë elektrike është një fenomen i rrallë për sllovenët, të mësuar pa problematika të tilla gjatë jetës së tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement