Stuhi shiu dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(99) "stuhi-shiu-dhe-permbytje-ne-nju-jork-dhe-nju-xhersi-autoritetet-shpallin-gjendje-te-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:14

Stuhi shiu dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:14

Stuhi të fuqishme goditën Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të enjten, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha në të gjithë rajonin.

Në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut, përmbytjeve të mëdha dhe ndërprerjeve të transportit, përfshirë fluturimet.

Shoferët u shpëtuan nga ujërat e përmbytjeve në autostradat kryesore që lidhin Filadelfinë dhe Nju Jorkun. Shinat hekurudhore u përmbytën, duke bllokuar trenat dhe pasagjerët.

Ekipet e shpëtimit punuan pa ndalim për të larguar ata që ishin bllokuar në rrugë. Në Nju Xhersi, më shumë se 14,000 qytetarë mbetën pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.

Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, qyteti i Nju Jorkut paralajmëroi banorët se mund të ketë përmbytje në rrugë, bodrume dhe në sistemin e metrosë, duke i bërë thirrje atyre që jetojnë në bodrumet e ndërtesave të zhvendosen në katet më të larta. Një urdhër për të qëndruar në shtëpi u shpall nga e enjtja pasdite deri të premten pasdite.

Autostrada Clearview në Queens u mbyll në të dy drejtimet, pasi disa automjete u rrëmbyen nga uji. Videoja nga Aplikacioni Citizen tregoi një burrë që ishte ngjitur në çatinë e makinës së tij të rrethuar nga uji, ndërsa automjete të tjera ishin të bllokuara në rrugën e përmbytur.

Sistemi hekurudhor i Long Island-it mbylli një nga linjat më të ngarkuara të tij, ndërsa përmbytjet në Reading e sollën ujin deri te mbrojtëset e automjeteve të parkuara. Në Maryland, u raportuan operacione shpëtimi në veri të Baltimores.

Vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh u raportuan në aeroportet e Nju Jorkut, Nju Xhërsit, Uashingtonit dhe Filadelfisë.

Stuhia erdhi vetëm dy javë pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përmbytje në sistemin e metrosë së Nju Jorkut, duke lënë të vdekur dy persona në Nju Xhersi.