Zonat bregdetare në Shqipëri janë pushtuar nga reshjet e shiut.
Lexo edhe: Stuhi e fuqishme në Ksamil, era fluturon çdo gjë
Reshjet kanë nisur në qytetin e Vlorës, të cilat kanë detyruar pushuesit të largohen nga plazhi.
Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët t’i mbyllin dhe t’i sigurojnë nga era e fortë bregdetare. Largimi i pushuesve dhe turistëve ka shkaktuar trafik në rrugët e qytetit të Vlorës sidomos në Lungomare.
Edhe në Fier ka pasur reshje shiu me erë të fortë. Pushuesit janë larguar nga plazhi i Darzezës.
Vendasi dhe pushuesit e ardhur nga qytete të ndryshme kanë zgjedhur që të anulojnë një pjesë të prenotimeve ose ti shtyjnë këto të fundit, si rrjedhojë e kohës së keqe. Ndryshimi i motit është shoqëruar me largimin e pushuesve vendas por edhe turistëve të huaj.