Studiuesit identifikojnë një kimikat në ëmbëlsirat e përpunuara që mund të shkaktojë diabet të tipit 2 - Gazeta Express
string(102) "studiuesit-identifikojne-nje-kimikat-ne-embelsirat-e-perpunuara-qe-mund-te-shkaktoje-diabet-te-tipit-2"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

29/11/2024 20:21

Studiuesit identifikojnë një kimikat në ëmbëlsirat e përpunuara që mund të shkaktojë diabet të tipit 2

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

29/11/2024 20:21

Një aditiv ushqimor i gjetur në qumështin e sojës, “milkshakes” dhe akullore mund të shkaktojë diabet të tipit 2, sugjeron një studim.

Karrageenani, i njohur gjithashtu si E 407, përdoret nga industria ushqimore si një ëmbëltues dhe agjent trashës për shkak të qëndrueshmërisë së tij xhelatinoze.

Lexo Edhe:

Megjithatë, studiuesit kanë paralajmëruar se ëmbëltuesi mund të dëmtojnë zorrët, të destabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe madje të shkaktojnë kancere të zorrëve.

Tani, një ekip shkencëtarësh në Gjermani ka studiuar nëse ky aditiv, i gjetur në shumë ëmbëlsira të njohura, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Në studimin e publikuar në revistën BMC Medicine, 20 burra me peshë të shëndetshme, të moshës 27 deri në 31 vjeç, morën doza ditore prej 250 mg karrageenan për dy javë, përveç dietës së tyre normale.

Gjysma tjetër mori një placebo.

Në fund të periudhës dyjavore, studiuesit përdorën skanime MRI për të analizuar trurin dhe zorrët e pjesëmarrësve për shenja të inflamacionit, i cili është një pararendës i njohur i shumë sëmundjeve të zorrëve, transmeton studimin GazetaExpress.

Gjithashtu, ata matën ndjeshmërinë e pjesëmarrësve ndaj insulinës – hormoni përgjegjës për ndihmën në përthithjen e energjisë nga ushqimi dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Në diabetin e tipit 2, trupi zhvillon një ndjeshmëri të ulët ndaj këtij hormoni, duke shkaktuar nivele me rrezikshmëri të lartë dhe të ulët të sheqerit në gjak.

Pas dy javësh, të dhënat treguan se ata në grupin që morën karrageenan dhe kishin peshë më të lartë trupore, shfaqën një ulje të ndjeshmërisë ndaj insulinës krahasuar me ata që morën placebon.

Shenjat e mosfunksionimit të insulinës ishin veçanërisht të dukshme në mëlçi.

Për më tepër, një skanim MRI i trurit zbuloi shenja inflamacioni në rajonin e hipotalamusit, i cili është përgjegjës për metabolizmin e sheqerit dhe oreksin, tek pjesëmarrësit mbipeshë që konsumuan aditivin.

Një skanim MRI i zorrëve tregoi një rritje të përshkueshmërisë së zorrës së hollë – që do të thotë se baktere potencialisht të dëmshme mund të kalojnë më lehtë në zorrë.

Ky fenomen është lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.

“Studimi ynë sugjeron se konsumimi i karrageenanit, ngjashëm me atë që është vërejtur në studimet te kafshët, mund të dëmtojë funksionin mbrojtës të zorrëve,” shpjegoi Profesor Robert Wagner, studiues klinik i diabetit dhe metabolizmit në Universitetin Heinrich Heine të Dyseldorfit dhe bashkautor i kërkimit.

“Kjo mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve inflamatore,” shtoi ai.

Duke komentuar ndryshimin e vogël të parë në ndjeshmërinë ndaj insulinës, Profesor Norbert Stefan pranoi se pjesëmarrësit ishin ndoshta “tepër të shëndetshëm” për të treguar efekte të mëdha metabolike nga karrageenani.

“Tek individët më të moshuar ose mbipeshë, efektet mund të jenë më të forta. Për të konfirmuar këtë, janë të nevojshme studime të mëtejshme në këto grupe popullatas”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekspertët kanë identifikuar lidhje midis kimikateve në ushqimet ultra të përpunuara dhe sëmundjeve të mëdha.

Shkencëtarët kanë sugjeruar më parë se ëmbëltuesit mund të “shqetësojnë” ndarjen midis shtresës yndyrore dhe asaj ujore në zorrë, duke shkaktuar hapje në mbrojtjen e rreshtit të zorrëve.

Mendohet se kjo rrit rrezikun e infeksioneve bakteriale në zorrë, disa prej të cilave dihet se shkaktojnë kancere të zorrëve. /GazetaExpress/