Studiuesi holandez jep sinjale për një zonë tjetër, pasi parashikoi me saktësi tërmetin në Turqi - Gazeta Express
string(95) "studiuesi-holandez-jep-sinjale-per-nje-zone-tjeter-pasi-parashikoi-me-saktesi-termetin-ne-turqi"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 14:07

Studiuesi holandez jep sinjale për një zonë tjetër, pasi parashikoi me saktësi tërmetin në Turqi

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 14:07

Studiuesi Frank Hoogerbeets, që arriti të parashikonte me një saktësi të frikshme tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka bërë një tjetër parashikim.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, studiuesi holandez, thotë se tensioni sizmik i shkaktuar nga tërmetet katastrofike në Turqi ka shkuar drejt Izraelit dhe Palestinës. Për rrjedhojë në këto zona mund të ketë tërmete.

Lexo Edhe:

Studiues holandez Frank Hoogerbeets parashikoi me përpikmëri tërmetin shkatërrues që goditi dje Turqinë. Përmes një postimi në Tëitter tre ditë më parë, ai tha se pritet që herë a vonë pikërisht në zonë që ra tërmeti, të kishte një lëkundje të fortë.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordani, Siri, Liban)”, shkroi ai. Krahas tensionit të madh sizmik që ishte akumuluar në atë zonë, ai parashikoi një tërmet të fuqishëm më datë 6 shkurt në botë edhe për shkak të mënyrës së si ishin pozicionuar planetet, raporton Albeu.com.

Toka ishte pjesë e një trekendëshi mes diellit, venusit dhe jupiterit sipas tij duke bërë që të shkaktonte tërmete deri në 6 të shkallës Rihter, në fakt tërmetet që janë ishin shuumë më të fuqishëm.