Emisioni Frontal në T7 sot do të realizohet në Karaçevë të Kamenicës, raporton Gazeta Express.
Në këtë pjesë të Kosovës pak ditë më parë është realizuar një aksion i madh i Policisë së Kosovës, IPK’së dhe Prokurorisë, ku janë arrestuar mbi 30 persona.
T7 sot do të sjellë rrëfimin e banorëve të asaj ane për aksionin si dhe të deklaratat e zyrtarëve të komunës.
Si duket vendi pas rrëzimit të 14 kazinove ilegale?
Çka është konfiskuar atë natë?
Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni emisionin Frontal Live në T7 me fillim nga ora 17:00./GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...