Studimi zbulon se cigaret elektronike kanë rrezik të lartë për shëndetin - Gazeta Express
string(72) "studimi-zbulon-se-cigaret-elektronike-kane-rrezik-te-larte-per-shendetin"

Studimi zbulon se cigaret elektronike kanë rrezik të lartë për shëndetin

Shneta tjera

Gazeta Express

10/02/2023 19:14

Shumë njerëz besojnë se mënyra më e mirë për të lënë duhanin është kalimi në cigare elektronike.

Megjithëse kjo ide është bërë e popullarizuar vitet e fundit, cigaret elektronike nuk janë një alternativë e sigurt. Rreziku qëndron në përbërësit e nxehtë që mund të përfshijnë një përzierje kimikatesh potencialisht të dëmshme.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, megjithëse e-cigaret nuk përmbajnë duhan, shumë prej tyre përfshijnë nikotinë, e cila vjen nga duhani. Nikotina është një përbërës kimik shumë i varur që mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon truri dhe të shkaktojë varësi fizike dhe psikologjike.

Cigaret elektonike i vënë njerëzit në një rrezik më të lartë të zhvillimit të Covid-it të rëndë, ka zbuluar një studim. Përdoruesit e shëndetshëm të cigareve elektronike që u infektuan nga Covid, u zbulua se kishin inflamacion të shtuar të mushkërive, gjë që mund të shkaktonte komplikime të vazhdueshme kardio-vaskulare.

Gjetjet vijnë nga një studim në SHBA me 45 jo-duhanpirës, 30 njerëz që përdornin rregullisht cigare elektronike dhe 29 duhanpirës.

Nga studimi u zbulua se personat qe konsumonin rregullisht cigare elektronike apo të tjera të këtij lloji dhe duhanpirësit kishin nivele më të larta të proteinave të plazmës së gjakut që virusit i nevojitej për të mbijetuar.

Studiuesit shtuan se: “cigaret elektronike mund të kenë në rrezik më të lartë për të zhvilluar infeksione dhe çrregullime inflamatore të mushkërive. Cigaret elektronike nuk janë të padëmshme dhe duhet të përdoren vetëm për kohë të shkurtër”.