Studimi: Ushqimet e përpunuara rrisin shanset që të prekeni nga kanceri - Gazeta Express
string(70) "studimi-ushqimet-e-perpunuara-rrisin-shanset-qe-te-prekeni-nga-kanceri"

Studimi: Ushqimet e përpunuara rrisin shanset që të prekeni nga kanceri

Shneta

Gazeta Express

07/02/2023 13:52

Ushqimet përpunuara si drithërat që përgatisni mëngjesin, picat e ngrira apo ushqime të tjera të gatshme e pijet me gaz mund të rrisin rrezikun që të prekeni nga kanceri. Sipas studiuesve, rreziku rritet më shumë për shfaqjen e kancerit të ovarian apo atij të trurit.

Shumë prej produkteve që ne konsumojmë i nënshtrohen një lloj përpunimi, si djathi, gjalpi i kripur i kikirikut dhe salcat e pastave, por ushqimet e “ultra-përpunuara”, kanë më shumë përbërës jo natyralë në përbërjen e tyre.

Lexo Edhe:

Këtu përfshihen edhe shijet artificiale, ngjyruesit, ëmbëlësuesit dhe konservuesit. Kërkuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Kolegjit Imperial në Londër ndoqën dietat e thuajse 200 mijë të rriturve në moshë të mesme për një periudhë 10-vjeçare në Britaninë e Madhe.

Ata arritën në përfundimin se konsumi i produkteve ushqimore që janë shumë të përpunuara është i lidhur me rritjen e rrezikut të prekjes nga kanceri në përgjithësi dhe specifikisht nga kanceri ovarian dhe ai i trurit. Po ashtu, edhe rreziku i vdekjes nga kanceri rritej nga konsumi i këtyre produkteve.

Nga 197,426 individë që morën pjesë në studim, rreth 15,921 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe u regjistruan po ashtu 4,009 vdekje të lidhura me kancerin. /a2news.al/