Studimi: Ilaçet kundër hipertensionit mund ta parandalojnë rrezikun e kancerit kolorektal - Gazeta Express
string(88) "studimi-ilacet-kunder-hipertensionit-mund-ta-parandalojne-rrezikun-e-kancerit-kolorektal"

Studimi: Ilaçet kundër hipertensionit mund ta parandalojnë rrezikun e kancerit kolorektal

Gazeta Express

14/07/2020 11:25

Ilaçet e përshkruara zakonisht për të ndihmuar njerëzit në trajtimin e presionit të lartë të gjakut janë gjetur me efekte kundër kancerit. Studiuesit thane, që ekspozimi ndaj ilaçeve mund të ndihmoj në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit kolorektal, shkruan Medical Daily.

Studimi i ri, i botuar në revistën “Hypertension”, shqyrtoi efektet anësore të këtyre frenuesve të enzimës ACE dhe bllokuesit ARB. Ato janë krijuar për të menaxhuar  mosfunksionet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e tjera të zemrës.

Lexo Edhe:

ACE dhe ARB punojnë duke bllokuar kimikatin e quajtur angiotensin, i cili shkakton ngushtimin e arterieve. Mjekët zakonisht ofrojnë këto ilaçe për të ndihmuar njerëzit të ulin presionin e gjakut.

Studimi i fundit bëri një hulumtim të tillë duke i analizuar të dhënat shëndetësore të 187.897 pacientëve në Hong Kong. Të gjithë këta pacientë kryejtën kolonoskopinë për të parë nëse kanë kancer të zorrëve.

Sipas shkencëtarëve rezultatet e këtij studimi ofrojnë të reja mbi një rol të mundshëm të këtyre ilaçeve në parandalimin e kancerit kolorektal.

“Ky është studimi i parë që ka treguar për efektet e mundshme të barnave kundër shtypjes së lartë, në parandalimin e kancerit të zorrëve”, tha Leung, një nga pjesëmarrësit e studimit.

Sidoqoftë, studiuesit theksuan se duhen ende më shumë studime për të verifikuar përfitimet e mundshme të ilaçeve të tensionit të lartë të gjakut mbi rrezikun e kancerit kolorektal. /Gazeta Express