Studimi i ri: Koronavirusi mund të përhapet edhe nga gazrat e pacientëve të infektuar - Gazeta Express
string(84) "studimi-i-ri-koronavirusi-mund-te-perhapet-edhe-nga-gazrat-e-pacienteve-te-infektuar"

Studimi i ri: Koronavirusi mund të përhapet edhe nga gazrat e pacientëve të infektuar

Gazeta Express

07/04/2020 15:38

A përhapet koronavirusi nga gazrat? Pantallonat që vishni mund të ndërpresin transmetimin e koronavirusit tek personat e tjerë, njofton qendra e kontrollit të sëmundjeve në Pekin.

Në një artikull të gjatë dhe në dukje me humor, por serioz, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Pekin, sqaroi se gazrat mund të transmetojnë koronavirusin vetëm nëse dikush e nuhat mirë dhe është shumë pranë një pacienti që nuk ka veshur pantallona.

Lexo Edhe:

Pra nëse një person me COVID-19 lëshon gazra dhe është i veshur me pantallona dhe ndodhet larg jush, nuk përbën asnjë problem.

Komente nga CDC-ja erdhën pasi kishin lindur shumë shqetësime në popull. Këto shqetësime u thelluan edhe më shumë pas gjetjes që ka bërë një ekip hulumtues i udhëhequr nga këshilltari i lartë mjekësor kinez Zhong Nanshan, ku tregoi se koronavirus gjendeshe edhe tek urina dhe feçeja e pacientëve të infektuar.

Por CDC thekson se për sa kohë që të gjithë veshin pantallonat e tyre, nuk ka pse të shqetësohen për ndonjë rrezik të gazrave./ Marrë nga globaltimes.cn/