Studimi i fundit: Një vezë në ditë ju bën mirë për shëndetin - Gazeta Express
string(59) "studimi-i-fundit-nje-veze-ne-dite-ju-ben-mire-per-shendetin"

Gazeta Express

05/03/2020 11:44

Studimi i fundit: Një vezë në ditë ju bën mirë për shëndetin

Gazeta Express

05/03/2020 11:44

Debati se a janë vezët të mira për shëndetin apo jo vazhdon ende. Shumë studime të ndryshme kanë dhënë rezultate të ndryshme. Kështu, studimi i fundit nga Universiteti i Harvardit ka ardhur në përfundim se konsumimi i moderuar i vezëve është shumë i mirë për shëndetin, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Studimet e kaluara kanë treguar se konsumimi i tepërt i vezëve gjatë ditës, çon në rritje të nivelit të kolesterinës në gjak, dhe kështu mund të bëhet shkak i shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Mirëpo sipas studimit të fundit nëse ju hani një vezë në ditë, atëherë ky rrezik nuk do të ekzistojë.

Lexo Edhe:

Hulumtimi ka analizuar informacione nga disa studime të kaluara, të më shumë se 215.000 grave dhe meshkujve. Në këto informacione janë përfshirë të dhëna mbi shprehitë e ngrënies, si dhe sasinë e vezëve të konsumuara nga secili prej tyre.

Lidhja e vetme në mes të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, ekziston vetëm tek personat me tipin 2 të diabetit.

Sipas ekspertëve, një vezë në ditë nuk e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, pasi që me anë të një veze ju merrni vetëm 185 miligramë të kolesterinës, dhe kjo sasi nuk është e dëmshme për shëndetin. /Express