Studimi i fundit: Mikroplastika po bllokon enët tona të gjakut - Gazeta Express
string(61) "studimi-i-fundit-mikroplastika-po-bllokon-enet-tona-te-gjakut"

Shneta tjera

Gazeta Express

07/03/2024 23:05

Studimi i fundit: Mikroplastika po bllokon enët tona të gjakut

Shneta tjera

Gazeta Express

07/03/2024 23:05

Ka grimca mikroplastike në çajin që keni porositur në një kafene, në ujë, ushqim, në enët tona të gjakut, madje edhe në placentën e grave shtatzëna .

Çdo javë ne thithim aq mikroplastikë sa ka në një kartë krediti.

Në vitin 2022, shkencëtarët për herë të parë gjetën gjurmë të mikroplastikës në gjakun e njeriut, dhe në të njëjtin vit, rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve nga Zelanda e Re treguan se mikroplastika u gjetën për herë të parë në borën e freskët të Antarktidës.

Një vit më vonë, hulumtimi i botuar në revistën Environmental Science & Technology tregoi se mikroplastikët gjenden gjithashtu në indet e zemrës së njeriut .

Nuk mund ta shmangim më, ndaj është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si prezenca e këtyre mikrogrimcave të huaja ndikon në organizmin tonë.

Në shumicën e rasteve, shkencëtarët kanë studiuar ndikimin e mikroplastikës në kushte laboratorike; në kopjet e organeve dhe te minjtë, për të krijuar një përshtypje se çfarë efekti mund të ketë në trupin e njeriut.

Ata zbuluan se mikroplastika mund të shkaktojë inflamacion dhe stres oksidativ në qelizat e zemrës, të dobësojë zemrën, të ndryshojë rrahjet e zemrës dhe të dëmtojë zemrat e minjve.

Por përqendrimet e grimcave në këto studime mund të mos pasqyrojnë se sa jemi të ekspozuar ndaj mikroplastikës gjatë aktiviteteve tona të përditshme.

Prandaj, hulumtimi i kryer te njerëzit ka një rëndësi të madhe, shkruan Science Alert .

PVC në arterie

Në një studim të ri, ekspertët në Itali gjetën copa plastike në depozitat yndyrore të hequra në mënyrë kirurgjikale nga pacientët me arterie të bllokuara dhe zbuluan se ato mund të lidhen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe vdekjes.

“Nga 304 pacientë të cilëve iu është hequr një arterie kryesore në qafë, 58% kishin copa mikroskopike dhe nanoskopike të plastikës me tehe të mprehta në pllakën që mbulon enën e gjakut. Këto përfshijnë polietileni dhe klorur polivinil (PVC)”, tha kardiologu Raffaele Marfella nga Universiteti i Campania në Napoli.

Polietileni është lloji i plastikës nga i cili prodhohen shumica e qeseve dhe shisheve të disponueshme.

PVC përdoret për të bërë tubacione uji, shishe plastike, dysheme, etj.

Dy herë më shumë gjasa për të pasur një goditje ose sulm në zemër

Marfela dhe kolegët e tij pyesnin veten se cili ishte rreziku i goditjes në tru, sulmit në zemër dhe vdekjes te pacientët me dhe pa mikroplastikë të pllakës.

Në studim, ata vëzhguan 304 pacientë dhe 257 u ndoqën gjatë një periudhe prej 34 muajsh.

Ata zbuluan se 58% e tyre kishin sasi të matshme polietileni në pllakën arteriale dhe 12% kishin PVC.

Për më tepër, ata zbuluan se pacientët me mikroplastikë në pllakën e tyre kishin dy herë më shumë gjasa të përjetonin një goditje në tru, sulm në zemër jo-fatale ose vdekje sesa ata që nuk kishin këto grimca të vogla në pllakat e tyre.

Shkencëtarët gjithashtu vëzhguan copat “të dhëmbëzuara” përmes një mikroskopi më të fuqishëm – në mikrofagë (qeliza imune) dhe në depozitat e yndyrës.

uhet të theksohet se ky studim vëzhgues nuk vërtetoi me siguri 100% se ishte mikroplastika në pllakë që shkaktonte një rrezik më të lartë për goditje në tru ose sulm në zemër, por vetëm një korrelacion i vërejtur.

Ajo nuk mori parasysh faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare: si duhanpirja, pasiviteti fizik dhe ndotja e ajrit.

“Kjo ngre një numër pyetjesh të ngutshme.”

“Ndërsa ne nuk e dimë se cilët faktorë të tjerë mund të kenë kontribuar në rezultatet e dobëta shëndetësore te pacientët, zbulimi i mikroplastikës dhe nanoplastikës në indet e pllakave është në vetvete revolucionar dhe ngre një sërë pyetjesh të ngutshme”, thotë epidemiologu J. Landrigan i Kolegjit të Bostonit.

Hulumtimi Microplastics and Nanoplastics in Atheromas and Cardiovascular Events u botua në New England Journal of Medicine. /Shqip.com