Studimi i fundi vë në pikëpyetje efektin e masave kundër Covid-19 - Gazeta Express
string(65) "studimi-i-fundi-ve-ne-pikepyetje-efektin-e-masave-kunder-covid-19"

Gazeta Express

14/04/2020 10:21

Studimi i fundi vë në pikëpyetje efektin e masave kundër Covid-19

Gazeta Express

14/04/2020 10:21

Një hulumtim i publikuar në fillim të prillit, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e maskave kirurgjikale dhe atyre të thjeshta, në mbrojtjen nga infektimi me  koronavirus, shkruan Medical News.

Në  hulumtime të bëra me qëllim të zbulimit të metodave të reja për ngadalësimin e përhapjes së virusit Covid-19, hulumtuesit dhe zyrtarët e shëndetit publik nga e gjithë bota, janë duke debatuar për çështjen se a duhet vendosur maskat mbrojtëse apo jo.

Lexo Edhe:

Në guidat e Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, njerëzit duhet të mbajnë maska, sidomos në vende publike. Zyrtarët mjekësorë të kësaj qendre gjithashtu i kanë inkurajuar njerëzit, që të përdorin maska të krijuara vet, në mënyrë që ato kirurgjikale të jenë të mjaftueshme për stafin mjekësor.

Në studimet e mëparshme është vërtetuar, që maskat kanë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, I cili bartet zakonisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.  Mirëpo, studimi I fundit i publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine”, sugjeron që as maskat kirurgjikale dhe as ato të thejshta nuk mund ta ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Ky hulumtim I bërë nga shkencëtarët e Universitetit Ulsan në Korenë Jugore, kishte përfshirë një grup pjesëmarrësish të infektuar me Covid-19. Gjatë eksperimentit të bërë, është vërejtur se kur këta persona kishin teshtitur, spërklat nuk ishin parë vetëm në sipërfaqen e brendshmë të maskës, por ato kishin arritur të dilnin edhe në sipërfaqen e jashtme të saj.

 “Ne bazë të eksperimentit tonë, ne kemi vërejtur një kontaminim edhe më të lartë të virusit  në sipërfaqen e  jashtme të një maske se në atë të brendshme”, thanë autoret e këtij hulumtimi. Ai tha se në këtë studim, është parë që këto maska nuk arrijnë t’a bëjnë filtrimin e duhur të virusit.

Prandaj, duke u bazuar në këtë hulumtim, autorët kanë konkluduar se as maskat kirurgjikale dhe as ato të thjeshta nuk kanë efekt në parandalimin e infektimit me koronavirus. /Gazeta Express