Studimi i çuditshëm: Pesha e politikanëve mund të jetë tregues i korrupsionit - Gazeta Express
string(76) "studimi-i-cuditshem-pesha-e-politikaneve-mund-te-jete-tregues-i-korrupsionit"

Studimi i çuditshëm: Pesha e politikanëve mund të jetë tregues i korrupsionit

Gazeta Express

06/08/2020 20:31

Sipas një studimi të publikuar në korrik të këtij viti nga Pavlo Blavatskyy, hulumtues në Universitetin e Montpelierit në Francë, ku janë analizuar 15 prej ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, “sa më mbipeshë të jenë qeveritarët, aq më i korruptuar është vendi”.

Në studim janë përdorur të dhëna nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, ku raportohet se ish-shtetet sovjetike më pak të korruptuara janë Estonia, Lituania, Letonia dhe Gjeorgjia, ndërsa Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani renditen si më të korruptuarat.

Lexo Edhe:

Ministrat më mbipeshë janë pikërisht në shtetet më të korruptuara, ndërsa e kundërta paraqitet tek anëtarët e kabinetit të vendeve baltike dhe Gjeorgjisë.

Nga ana tjetër, popujt e vendeve me ministra mbipeshë kanë tendencë të kenë një numër më të ulët të obezitetit në shoqërinë e tyre.

Blavatskyy ka përdorur teknologjinë për të ekzaminuar fotografitë e udhëheqësve të këtyre vendeve si dhe për të përllogaritur masën trupore e 299 ministrave nga 15 ish-shtete sovjetike.

Ashtu sikurse e tregon dhe grafiku, indeksi i masës trupore është i lidhur ngushtë me shkallën e korrupsionit, sipas të dhënave nga Banka Botërore dhe organizata jofitimprurëse Transparency International