Studimi: Aspirina nuk ju mbron nga sëmundjet e zemrës - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

03/06/2020 13:23

Studimi: Aspirina nuk ju mbron nga sëmundjet e zemrës

Shneta

Gazeta Express

03/06/2020 13:23

Sipas një përmbledhjeje të 67 studimeve të kaluara, njerëzit duhet të ndalojnë së përdoruri aspirinën si metodë parandaluese të sëmundjeve kardiovaskulare.

Aspirina është ende një nga medikamentet më të përdorura në botë, e cila merret edhe pa rekomandime, si metodë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës.  

Mirëpo nuk ka evidencaqë përdorimi i përditshëm i aspirinës ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në përmirësimin e këtyre problemeve.

Hulumtimi i fokusuar në rreziqet dhe benefitet e përdorimit të një doze të vogël të këtij ilaçi, ka gjetur se nëse ky ilaç përdoret nga persona që nuk kanë pasur ndonjë sulm ne zemër apo ndonjë problem tjetër kardiovaskular mund të shkaktoj gjakderdhje në tru dhe në stomak.

Kolegji Amerikan i Kardiologjisë vitin e kaluar ka ndryshuar udhëzimet, duke rekomanduar që përdorimi i aspirinës duhet të bëhet vetëm nga personat, që kanë pësuar më herët një sulm ne zemër dhe jo nga ata që nuk kanë pasur probleme të tilla në të kaluarën.

Analizat e fundit kanë gjetur se përdorimi i aspirinës e rrit rrezikun e një gjakderdhje gastrointestinale për 47%.

Studimi është publikuar në revistën “British Journal of Clinical Pharmacology”. /Gazeta Express